Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Mbulimi i Skënderbeut

Mbulimi i Skënderbeut
Përshëndetje Rudina,

Po ndjek në Youtube: “Dritare - Skënderbeu - Historia dhe histeria”, 4 Shtator 2017 ku në fillim të emisionit një përfaqësues i komunitetit mysliman shqiptar përpiqet të justifikojë mbulimin e monumentit të Skënderbeut gjatë eventit më të fundit fetar të këtij komuniteti në Sheshin Skënderbej, duke e krahasuar skenografinë në fjalë me atë të ceremonisë së inaugurimit të Sheshit.

Në fakt nuk ka asnjë lloj ngjashmërie midis tyre. Në rastin e ceremonisë së inaugurimit të sheshit elementët skenografike ishin vendosur anash monumentit dhe vetë monumenti ishte pjesë përbërëse dhe pika fokale e të gjithë skenografisë, ndërsa në rastin e eventit fetar monitoret ishin vendosur në formë këndi pikërisht përballë monumentit dhe vetëm 10-11 metra larg tij. Pra krahasimi është i gabuar dhe në rastin më të mirë bëhet në mënyre naive ndërsa ne rastin më të keq bëhet me qëllim.

Po bashkangjis me këtë email një foto të shkrepur prej meje që ilustron qartë sa më sipëer.

Gjithë të mirat,

Olsi/dritare.net