Masa në aeroportin e Rinasit kundër virusit, 25 shtetas kinezë i nënshtrohen kontrollit
E Premte 24 Janar 2020, 14:02
Dritare.net
Në aeroportin e Rinasit, janë ndërmarrë masa kundër virusit kinez. 25 shtetas nga Kina, i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore, por kanë rezultuar pa probleme. Në aeroport janë shtuar mjekët gjithashtu janë krijuar hapësira me pajisje për kontrollet shëndetësore. Këto janë masa parandaluese, ndonëse Shqipëria është një vend me risk të ulët për përhapjen e këtij virusi./L.F-dritare.net