
Izolimi dhe shoqëria e keqe rrisin rrezikun e çrregullimeve mendore te të rinjtë
Dritare.net
Qenia njerëzore është një 'kafshë sociale', e programuar nga evolucioni për të ndërvepruar me të tjerët. Kjo është ndoshta arsyeja pse marrëdhëniet shoqërore mund të formojnë trurin. Për rrjedhojë, vetmia, izolimi ose prania e miqësive toksike, veçanërisht gjatë fazës delikate të adoleshencës, mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të çrregullimeve psikiatrike, si ankthi dhe depresioni, dhe të çojë në përdorimin e substancave narkotike. Sipas një studimi të 23,500 fëmijëve të moshës 10 deri në 12 vjeç, i kryer nga Universiteti Fudan në Kinë dhe i botuar në revistën eLife, miqësitë janë vendimtare gjatë tranzicionit nga fëmijëria e vonë në adoleshencë.
Në këtë fazë truri zhvillohet shumë dhe fëmijët, nëse janë të izoluar, kanë më shumë gjasa të zhvillojnë forma ankthi dhe depresioni. Studiuesit identifikuan gjithashtu numrin "perfekt" të miqve që duhet të keni. Vetëm 5 dhe ky numër lidhet me performancën më të mirë akademike dhe shëndetin e përgjithshëm mendor më të mirë. Por nuk është vetëm sasia, por edhe cilësia e miqësive që keni.
Izolimi social dhe dhuna në familje
Përveç izolimit social, abuzimi në moshën e zhvillimit si dhe dinamika e dhunës në familje prodhojnë gjithashtu pasoja negative në mirëqenien individuale dhe shoqërore. Dhe janë gjithashtu pararendës të transmetimit ndër breza të modeleve të pafavorshme të sjelljes, e gjithë kjo tregon praninë e një marrëdhënieje problematike me shëndetin mendor, e cila rrit shanset e viktimave për të zhvilluar një sërë patologjish psikiatrike. Për shembull, ankthi, depresioni, çrregullimi i përdorimit të substancave, çrregullimi i stresit post-traumatik, çrregullimet e personalitetit, psikoza, por edhe tentativat për vetëvrasje.
Prandaj, sipas specialistëve, është thelbësore të mos nënvlerësohet aspekti i marrëdhënieve në jetën e një adoleshenti, duke i kushtuar vëmendje marrëdhënieve që ata krijojnë në rrjetet sociale./Burimi: Salute-La Repubblica/K.C/dritare.net

















