Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Manjani: Shokë edhe shoqe të KQZ çojeni budallëkun deri në fund

Manjani: Shokë edhe shoqe të KQZ çojeni budallëkun deri
Ish-ministri i Drejtësisë i LSI, Ylli Manjani përmes një postimi në facebook ka reagaur në lidhje me kundërshtimin që i bënë shumica e anëtarëve të KQZ dekretit të Presidentit Meta, për të zhdekretuar datën e zgjedhjeve, të parashikuara të mbahen me 30 qershor.

Manjani thotë që meqë anëtarët e KQZ i kanë hipur në shtyllë budallallëkut, ta çojnë deri në fund.

Postimi i Manjanit:

Po mirë mo shoqe dhe shokë të KQZ, meqë i keni hyp n’shpinë budallëkut çojeni deri në fund!

Shpallini që sot rezultatin e zgjedhjeve që do Edi Rama dhe Kryesia e PS dhe bini rehat!

Ç’dallim ka nëse i shpallni sot, nesër, me 30, apo 3?! Njësoj është. Po hallin e kam ku do futeni kur të përmendet Edi Rama e t’u thotë :” kush ju tha ju të bëni budallëqe…”/ I.M-Dritare.net