
Manjani: Ja pse i them Niko Peleshit dhe Veliajt, faleminderit!
Dritare.net

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Manjani i përgjigjet kreut të0Bashkisë Erion Veliaj dhe zv/kryeministrit Niko Peleshi, të cilët komentuan shkarkimin e tij pas mbledhjes së kryesise se PSsë.
Statusi i Manjanit:
Dua të përshëndes dy shokë të mirë të kësaj mazhorance, Niko Peleshin dhe Erion Velinë. E falenderoj me shumë sinqeritet Zëvendëskryeministrin sepse në të dyja qëndrimet e tij (dje dhe sot) për shkarkimin tim ka thënë të vërtetën.
Jam shkarkuar sepse fola! Këtë thashë dhe unë dje! Nuk e di a e ka lexuar motivacionin e shkarkimit tim Zv/Kryeministri, por e vërteta është ajo që themi ne të dy: “u shkarkua sepse foli”.
Pra nuk u shkarkova për marrëdhënie më të mira me Kuvendin sepse këtë mandat e ka kolegia ime (edhe keto ditë) Ermonela Felaj dhe as për progresin e Reformës në Drejtësi, mandat të cilin mazhoranca ka kohë që e ushtron në Parlament.
Faleminderit Niko që edhe ti flet dhe thua të vërtetën! Së dyti mikut tim Erion Veliaj i kam dhënë votën për kapiten të Tiranës dhe kam bërë mirë. Të paktën deri tani Erioni e ka justifikuar besimin! Jam i bindur tashmë se asnjë kandidat tjetër që përflitej asokohe nuk do ishte në lartësinë e Erionit.
Këshilla ime për Erionin është ta lërë atë “kapitetin” tjetër në anijen e vet! Është anije krejt tjetër ajo e atij “kapitenit” që shtyn dhe mbledhjen e rradhës të qeverisë se nuk duron dot asnjë kontribut në favor të bashkive! Ka harruar se ka qenë dikur në atë anijen ku je ti sot!

















