Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Makina përplas për vdekje të moshuarin, në rrugën Pogradec-Korçë

Makina përplas për vdekje të moshuarin, në rrugën
Një aksident me pasojë vdekjen e një 89-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Një mjet tip “Opel” ka përplasur për vdekje të moshuarin, i cili po kalonte rrugën.

“Më datë 22.09.2019, rreth orës 04.00, në rrugën Pogradec-Korçë, në fshatin Gështenjas, shtetasi A.Sh, 35 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar shtetasin Z.L, 89 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, këmbësor në rrugë, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në ambjentet e Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale. Grupi Hetimor, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,njofton policia./K.C/dritare.net