Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lulet dhe kartolinat, dhuratat më të bukura për 7 mars!

Lulet dhe kartolinat, dhuratat më të bukura për 7 mars!
Nesër, 7 mars. Kush fëmijë nuk po bëhet gati sonte, mos nuk ka menduar një javë më parë se çfarë dhurate do ti bëjë mësueses? Nesër rrugët, dyqanet dhe oborret e shkollave do të gumëzhijnë me urime e përqafime.

Po ju keni folur me dajlin apo vajzën tuaj për dhuratën që do bëjë për 7 marsin? Nëse jo, dhe ju duket e vështirë cfarë dhurate të zgjidhni, ne të dritare.net sot në këtë artikull do t’iu tregojë disa ide.

Nuk keni pse shpenzoni shuma marramendëse, kemi dëgjuar shumë mësues dhe mësuese, që dhurata më e bukur për to janë vetëm lulet.

Lulet dhe një kartolinë e vogël sipër tyre, është një ndër dhuratat që çdo mësimëdhënës e bën të lumtur, në këtë ditë të veçantë.

Sigurisht që një libër bestseller, por jo vetëm, është një dhuratë që mbetet gjatë.

Një fotografi në një kornizë të vogël, është sërish një ndër dhuratat më të pëlqyera./A.C/dritare.net