Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lobimi në SHBA/ Prokuroria merr të pandehur Lulzim Bashën

Lobimi në SHBA/ Prokuroria merr të pandehur Lulzim Bashën
Prokuroria e Tiranës ka thirrur kryetarin e PD-së, Lulzim Basha për të dëshmuar në datë 17 Qershor, në lidhje me lobimin në SHBA.

Në fletëthirrjen e Prokurorisë shkruhet se Basha po thirret me cilësinë e të pandehurit, ku do të njoftohet për akuzën.

Përveç Bashës, për këtë çështje janë proceduar Arben Ristani dhe Ilir Dervishi. Sipas prokurorëve Ervin Karanxha, Gjergji Tako dhe Kolë Hysenaj, tre të pandehurit kanë kryer vepra penale të parashikuara nga nenet 190/3 dhe 287/ç të Kodit Penal./K.C/dritare.net