Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Letra e fundit e mbesës që humbi jetën nga tërmeti për gjyshen në Dua të të bëj të lumtur

Letra e fundit e mbesës që humbi jetën nga tërmeti për

Emisioni “Dua të të bëj të lumtur” i gazetares së njohur Arbana Osmani do të startojë këtë të shtunë me puntatën e parë për sezonin e ri.

Emisioni do të fokusohet tek tërmeti i 26 nëntorit, dhe ndër të tjera, do të plotësohet edhe një amanet, i vogëlushes 8-vjeçare Esjela Karanxha, e cila në gusht të 2019 I kishte shkruar emisionit se donte të surprizonte gjyshen e saj.

Arbana Osmani do të lexojë në emision letrën e plotë të vogëlushes që humbi jetën së bashku me nënën e saj.

“Unë jam Esjela Karanxha dhe jam 8 vjeçe. Dua të bëj të lumtur gjyshen më të mirë në botë, atë që më ka rritur me shumë dashuri, nënën time Rozeta. Ajo është gjithmonë me mua, s’më ka lënë kurrë të mërzitem që kur babi iku lart në qiell. Mami qan shumë, por ajo më thotë që ju më keni mua dhe ne babi na sheh nga lart dhe lutet për ne. Unë e dua shumë gjyshen time. Për vitin e ri 2019, ne e festuam dhe unë i këndova nënës këngën tonë të preferuar të Kejsi Tolës ‘Ti më ke mua’. Unë dua t’i them që ti gjithmonë do të më kesh pranë edhe kur unë të rritem dhe do të jem gjithmonë me ty.”-thuhet në letër./ I.M-Dritare.net