Nuk di të bëj miq! Psikologia këshillon të renë!
Dritare.net

Përshëndetje Dritare.net dhe psikologe Enertila
Unë që ju drejtohem jam një vajzë që ndihem vetëm dhe më duket sikur nuk kam miq. Kjo situatë e imja më dhemb shumë dhe dua të di diçka më tepër se si ta përmirësoj këtë gjendje që kam. Faleminderit!
Psikologe Enertila Bekteshi përgjigjet
Përshëndetje lexues të Dritare.net!
Secili prej nesh ka nevoja të ndryshme në marrëdhëniet. Disa ndihen të kënaqur me disa miq të ngushtë, ndërsa të tjerë preferojnë një rrjet shoqëror më të gjerë. Të mos kesh miq mund të ketë kuptime shumë të ndryshme. Për disa njerëz, kjo do të thotë të mos kesh askënd me të cilin të ndihesh i sigurt, për të tjerët kjo do të thotë të kesh shumë kontakt, por të mos ndihesh i parë ose i kuptuar. Ndjenja e vetmisë mund të jetë e tmershme.
Ndonjëherë mund të ndiheni se po bëni shumë për të tjerët në këtë rast turpi dhe faji mund të jenë shumë të forta. Mund ta gjeni veten duke menduar se nëse nuk keni miq, është faji juaj dhe se diçka nuk shkon. Shkaqet kryesore në mungesën e miqësive mund të jenë të jashtme ose të brendshme. Shkaqet e jashtme kanë të bëjnë, me kontekstet që frekuentohen, ritmin e jetës, distancën nga njerëzit që njeh ose ndryshimet në zakonet shoqërore. Ato të brendshme shpesh kanë të bëjnë me besimin dhe aftësinë për të qenë i prekshëm.
Në këndvështrimin tim e dashur lexuesja jonë të kuptuarit se nga buron kjo vështirësi mund të jetë e dobishme në vendosjen se nga të fillosh. Mungesa e miqve mund të jetë një fazë e përkohshme, e lidhur me periudha stresi, ndryshime në jetë ose lodhje të tepërt. Në këto raste, mbështetja psikologjike mund t'ju ndihmojë të thyeni ciklin, të rindërtoni besimin dhe të rifitoni mirëqenien.
E dashur lexuesja jonë sa më shumë kohë kalojmë vetëm, aq më shumë mund të shtohen mendimet dhe krahasimet me të tjerët. Së bashku me një ndjenjë përjashtimi, ajo që mund të na thyej rrethin vicioz apo këtë mëndim si fillim janë mbajtja e një rutinë minimale me gjumë dhe vakte të rregullta. E dashur lexuesja jonë bëni disa ushtrime, edhe nëse janë vetëm për disa minuta dilni nga shtëpia edhe pa shoqëri për një punë ose një shëtitje.
Të bësh miq si i rritur mund të kërkojë më shumë kohë dhe qëndrueshmëri. Nuk ka gjithmonë kimi të menjëhershme, por qëndrueshmëria mund të ndihmojë në ndërtimin e besimit. E dashur lexuesja jonë mund të provoni të bëni ftesa të vogla dhe konkrete një kafe, një shëtitje, pjesëmarrja në një aktivitet së bashku. Pas një takimi, një mesazh i shkurtër për të falënderuar dikë ose për të ndarë një mendim mund ta forcojë lidhjen.
Në këndvështrimin tim zgjidhni grupe që lidhen me interesa specifike ose me zonën tuaj. Prezantohuni drejtpërdrejt, pa ndërtuar një personazh, dhe sugjeroni dalje të shkurtra pa presion. Qëllimi nuk është të ndryshosh personalitetin tënd, por të të ndihmojmë të ndihesh më i lirë, më koherent dhe më i pranishëm në marrëdhëniet e tua. Uroj shumë që këndvështrimi im t’ju ndihmojë sadopak në situatën tuaj. Gjithë të mirat!/dritare.net