Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Letër psikologes/ Jam ndarë nga e fejuara dhe nuk po nis dot një lidhje të re

Letër psikologes/ Jam ndarë nga e fejuara dhe nuk po nis dot një
Përshëndetje e nderuar psikologe.

Unë që po të shkruaj jam një djalë 28 vjeç dhe kam një problem në lidhje me jetën time private. Kam më shumë se një vit që jam ndarë nga e fejuara ime ,një marrëdhënie prej 5 vitesh. Problemi që unë kam është se nuk po mund të lidhem me dikë tjetër pasi kufizohem shumë në ndërtimin e një eksperience të re . Me mungon guximi dhe iniciativa për të rifilluar. Si ta kaloj këtë situatë të lutem? Faleminderit dhe punë të mbarë.

Psikologia përgjigjet

Ju falënderoj për letrën tuaj dhe për sinqeritetin në shprehjen e gjendjes  tuaj. Ne të gjithë jemi të ndryshëm dhe të gjithë ne përballemi me situata në një mënyrë krejtësisht personale. Padyshim që nuk ka një periudhë të saktë kohore, por mbase kushte personale për t’u marrë në konsideratë. Ndoshta koha ideale për të filluar një marrëdhënie të lumtur është kur jeni mirë vetëm, kur nuk ndjeni nevojën për të pasur një person pranë për të mbushur boshllëqet personale, por për të pasur diçka më shumë sesa jeni tashmë dhe që ju jep kënaqësi e vetvetes.

Aftësia për të qenë mirë me veten tuaj është një tregues i asaj për të mos lypur për shoqërinë e të tjerëve. Ai gjithashtu na lejon të krijojmë marrëdhënie, jo vetëm dashurore, por edhe miqësore, me njerëz që janë në harmoni me këtë mënyrë të të qenit në të cilin respektohet liria dhe hapësira individuale. Dhe kjo çon në largimin nga ata që nuk e ndajnë këtë aspekt dhe mbase kanë tendencë të duan marrëdhënie simbiotike. Pra, kur njiheni me një person të ri, më mirë pyesni veten nëse vërtet ju pëlqen ky person apo nëse jeni i kënaqur me shoqërinë e tij? Nëse kur nuk jeni bashkë, ju mungon sepse tjetri në fakt ju bën të ndjeheni mirë apo sepse nuk mund të jeni vetëm? Nëse jeni me dikë nuk ju pëlqen vërtet dhe shpresoni që herët a vonë gjërat do të ndryshojnë?

Këtu, nëse ju përgjigjeni në mënyrë pozitive për opsionet , dijeni që po e takoni atë person jo për kënaqësinë e të qenurit së bashku, por sepse thjesht jeni duke kërkuar një strategji për të mos qenë vetëm.

Thuhet se realizimi i vetvetes dhe i dëshirave tona është pikërisht prapa frikës sonë, prandaj ia vlen të shikojmë dhe të shohim se çfarë qëndron prapa tyre, cilado qoftë rruga që duhet të marrim atëherë për të arritur lumturinë.

Besoj shume se pavarësisht situatave dhe kujtimeve të vështira që ende mund të ruash do të gjesh momentin dhe personin e duhur për ti besuar vetes edhe tjetrit. Suksese e ditë të mbarë./dritare.net

Enertila Bekteshi, Psikologe Klinike

Nëse doni të ndani pyetje, këshilla apo dhe rrëfime, ju lutem shkruani në: [email protected]