Ledri Vula ka pasur një koncert në Melbourne, Australi dhe si duket ka qenë një nga më të bukurit që ka mbajtur ndonjëherë, pasi ka bërë një postim të gjatë në lidhje me të, në Instagram.
Ledri shkruan se i ka ndjenjat e përziera të lumturisë, përuljes, krenarisë dhe falënderimit për secilin shqiptar që këndoi e përshendeti shqip.
"I kam ndjenjat e përziera te lumturise, peruljes, falenderimit dhe krenarise, te gjitha ne nje, per faktin qe jam ne Melbourn dhe qe pata nje koncert fantastik me nje audience fantastike dhe aq te dashur.
I lumtur te shoh rini qe kendonte shqip dhe me pershendette shqip.
I perulur per mikepritjen dhe dashurine qe ma keni dhane te gjithe ju keto dite.
Falenderues per tere punen qe e ka ba organizatori/shoku @alessioalia , dhe falenderues per secilin pre jush qe erdhet ne koncert.
Krenar se edhe pse larg atdheut tuaj/tonit ne kenduam dhe folem shqip.
Ne fund, poashtu duke qene ketu dhe duke pare e perjetuar krejt kete, kam shprese te madhe se shtegu mund te vazhdohet edhe me artiste tjere te mire nga atdheu.
Dhe kur te vijne, e do te vijne, jini aty per ta ashtu si ishit per mua.
Me dashuri, Ledri", shkruan ai në Instagram./E.B-dritare.net