
Largimi nga Top Channel, reagon Albana Osmani
E Martë 16 Korrik 2019, 10:10
Dritare.net

Në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar moderatorja nuk ka reaguar, ndërsa së fundmi i është përgjigjur pyetje së një fansi në Instagram.
“A janë të vërteta këto që kanë shkruar portalet së fundmi?”, e pyeti njëri nga fansat, Albanën.
Ajo u përgjigj duke i thënë: “Unë them gjithmonë ‘mos u merrni me llafe’. Njerëzit e mëdhenj janë ata që bëjnë diferencën nisur nga gjëra të vogla. Unë çmoj profesionistët dhe njerëzit besnik përreth meje”.
Albana Osmani gjithashtu ka folur dhe për planet e saj në televizion, ajo ka thënë se po shikon propozimet e deritanishme./E.B-dritare.net

















