

Ardian Çipa është kontaktuar nga GSH.al, dhe ka konfirmuar largimin e tij nga posti që ai mbante, ndërsa shprehet se nuk ka ende një vendim për një tjetër pozicion pune.
“Po. është e vërtetë që do të largohem nga detyra që kam mbajtur. Nuk është vendosur ende nëse do të jem në sektorin e Mbrojtjes së Dëshmitarëve, pasi ende nuk ka një urdhër konkret apo një vendim për pozicionin e ri. Jemi punonjës policie, herë do promovohemi dhe herë do ulemi në detyrë”, tha Çipa./ dritare.net

















