Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Lali Eri dhe dhuratat e Vitit të Ri

Lali Eri dhe dhuratat e Vitit të Ri
Nga Ylli Dylgjeri*

Po zipoj me telekomandë dhe u ndala te një TV. Drejtonte emisionin mikesha ime në vitet e shkuara, gazetarja Rudina Xhunga. Kam punuar me Rudinën në gazetën "Aleanca", 20 vite më parë. Emisioni me sa arrita të shoh i kushtohej edukimit dhe ndarjes së dhurata të fundvitit për fëmijët hantikapë. Një projekt i një shtëpie për edukimin e kësaj kategorie. Në panel ishte edhe Kryetari i Bashkisë zoti Erion Veliaj. Pasi u fol për format e edukimit, erdhi momenti i ndarjes së dhuratave. Hynë edhe fëmijët në sallë. Të zhurmshëm e të gëzuar aty këtu. Ndërkohë Rudina që ishte edhe kuratore e situatës lexon emrat për shpërndarjen e dhuratave... Këtu u komplikua problemi.

Fëmijët e pamësuar me dhuratën si xhest, hezitonin t'i merrnin megjithë mirësjelljen e Lali Erit dhe Rudinës. Njërit prej tyre ia tha koka ta kthejë mbrapsht dhuratën. Dikush tjetër u ul edhe te karigia e kryebashkiakut. Ishin në botën e tyre. Në diagnozën e tyre, apo të çorientuar e habitur nga sajdisja? Nga dhuratat? Nga hera e parë?

Duke vrarë mendjen më ikën... dritat.

Kohë handikape.

*Marrë nga FB e autorit