Ky është udhëtimi më i veçantë i Lori Hoxhës!
E Hënë 27 Janar 2020, 14:02
Dritare.net

Në një shtëpi së bashku me mikeshën e saj, duke qëndruar të qeta, shkëputur nga bota, duke medituar e gatuar.

Ajo që i kishte mbetur më shumë në mendje Lorit, ishin njerëzit të Bali. Me shpirtin aq të pastër sa uji i tempullit Pura Mengening.

"Dy javë më parë shoqja ime më e mirë dhe unë, vendosëm të bënim një udhëtim spontan në Bali. Ne po kërkonim një përvojë të re.

Vëzhgonim çdo mëngjes lindjen e diellit, meditonim, gatuanim ushqimin indonezian.

Një nga përvojat më të mira të jetës sime.

Jam shumë mirënjohëse që jam në gjendje ta jetoj këtë jetë dhe ta ndaj me njerëzit shpirti i të cilëve, është aq i pastër sa uji i Pura Mengening", shkruan Lori në instagramin e saj./L.F-dritare.net

