
Kush është problem i madh për Realin para ndeshjes me Juventusin
E Martë 3 Prill 2018, 20:08
Dritare.net

Megjithatë, më shumë sesa ndeshja e sotme, trajneri Zidane e ka mendjen diku tjetër.
Objektivi i Zidanit në këto momente nuk lidhet vetëm me fushën e lojës, por edhe me gjetjen e një spiuni që ekziston në dhomat e zhveshjes.
“Mundo Deportivo” shkruan se Zizu është i pakënaqur që formacionet me të cilat luan Reali gjenden nga media dhe gjatë kësaj kohe kërkon të zbulojë se cili është personi që ka komunikim me gazetarët.
Ndeshja e sotme mes Juventusit dhe Realit luhet në orën 20:45./d.m-dritare.net

















