Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kurti përgjysmoi pagat e kabinetit qeveritar, Haradinaj: Mashtrim ordiner!

Kurti përgjysmoi pagat e kabinetit qeveritar, Haradinaj: Mashtrim ordiner!
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përgjysmuar pagat e kabinetit qeveritar, përfshirë dhe rrogën e tij si kreu i qeverisë.

Pas këtij vendimi, ka reaguar ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili thoshte se është veprim politik tërësisht i pakuptimtë kur dihet tanimë që brenda pak ditëve pritet aktgjykimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese rreth Ligjit që rregullon jo vetëm pagat e këtij kabineti, por për edhe atyre të ardhshmëve, dhe se pagat edhe për këtë muaj do u dalin të gjithëve ashtu siç ishin.

Haradinaj e ka cilësuar si një mashtrim ordiner.

"Narrativa mashtruese e sjellë nga rruga, po vazhdon tani në institucione, duke u manifestuar përmes veprimeve populiste të panevojshme, që në realitet nuk sjellin asnjë ndryshim efektiv.

I tillë është edhe vendimi i sotëm për pagat, i cili i subordinohet në plotni Ligjit për Pagat e Sektorit Publik, tashmë të votuar nga Parlamenti i Kosovës, dhe i cili aktualisht gjendet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Ulja e pagave të Kabinetit të sotëm është veprim politik tërësisht i pakuptimtë kur dihet tanimë që brenda pak ditëve pritet aktgjykimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese rreth Ligjit që rregullon jo vetëm pagat e këtij kabineti, por për edhe atyre të ardhshmëve, dhe se pagat edhe për këtë muaj do u dalin të gjithëve ashtu siç ishin. Mashtrimi ordiner me këtë veprim të sotëm, bëhet për tituj portalesh që të fitojnë ca poena të shpejtë politik, në kurriz të parimit themelor kushtetues të vendit.

Kështu, brenda vetëm një javë qeverisëse, u vendos një standard i ri i rrezikshëm dhe jodemokratik i mosrespektimit të Gjykatës Kushtetuese si autoritet përfundimtar i përcaktimit të përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën.

Qeveria normale do pezullonte të gjitha veprimet (përfshi edhe ato politike) rreth temës, dhe do priste me respekt deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese", tha Haradinaj./E.B-dritare.net

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1607372256053849