Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Si ta mbani shtëpinë të ngrohtë, pa shpenzuar shumë lekë!

Si ta mbani shtëpinë të ngrohtë, pa shpenzuar shumë

Çorapet e trasha, të gjata, pulovrat prej leshi, shallet na ndihmojnë të qëndrojmë ngrohtë. Por ngrohja e shtëpisë po bëhet gjithnjë edhe më e vështirë duke pasur parasysh që çmimi i energjisë ka shkuar në qiell. A është vërtet e mundur ta ngrohim shtëpinë pa përdorur ndonjë mënyrë konvencionale për ngrohje? Ndoshta jo. Por ka disa mënyra që mund të të ndihmojnë ta ngrohësh shtëpinë pa shpenzuar shumë.

Si ta mbani shtëpinë të ngrohtë, pa shpenzuar shumë
1- Izolimi i mureve është një element kyç për të pasur një shtëpi të ngrohtë, pasi në këtë mënyrë nxehtësia mbahet brenda.
2- Mbuloni me letër alumin muret jashtë radiatorit. Në këtë mënyrë nxehtësia do të reflektohet përsëri në dhomat tuaja në vend që të absorbohet nga muri.
3-Nëse keni radiatorë në shtëpi, kontrollojini shpesh që të funksionojnë siç duhet dhe të jenë ngrohur në maksimum. Nëse jo, atëherë ndoshta duhet të bëni degazimin, domethënë të çlironi ajrin e bllokuar, i cili parandalon lëshimin e ujit të nxehtë.
4- Zakonisht, kur temperatura e jashtme bie, ne ngremë atë të termostatit, për pasojë konsumojmë shumë karburant. Mbani mend se edhe kur temperatura e termostatit është e ulët sërish ngroh.

Si ta mbani shtëpinë të ngrohtë, pa shpenzuar shumë
5- Vendosni perde të rënda!
6- Shtroni qilima dhe tapete të trasha!
7- Zini boshllëqet e krijuara nga shtëpi!
8- Kur bëni dush lëreni derën e banjës hapur në mënyrë që avulli i ngrohtë të shpërndahet në hapësirë. Edhe gjatë pjekjes lëreni furrën hapur që të ngrohet kuzhina./K.C/dritare.net