
Si ndodh zhvillimi i foshnjave deri në 6 muajsh, pediatrja shpjegon hapat!
Dritare.net

Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë informacion se si zhvillohen foshnjat nga periudha 0 deri në 6 muajsh.
Mjekja shpjegon se në muajin e parë foshnja rritet 3.5 cm dhe fle mesatarisht deri në 18 orë. Në muajin e dytë dhe të tretë ato janë të ndjeshme ndaj tingujt ndërsa në muajt e tjerë fillojnë të flenë më pak orë.
Ndër të tjera pediatrja thekson se në këto muaj lëkura e bebit është më e hollë, irritohet shpejt ndaj të ftohtit.
“Në muajin e parë rritet 3,5cm. Nevojat kalorike në këtë moshë janë 115 kcal/kg peshë në ditë. Fle 18-20 orë. Zgjohet vetëm kur do të pijë dhe të ndërrohet. Muaji i dytë karakterizohet nga një zhvillim i vrullshëm motor dhe emocional.
Në muajin e tretë ngre kokën, nga pak.
Fëmija 4 muajsh nxjerr tinguj, "aaa, ngah" . Kthen kokën nga vjen muzika. Fle 14-16 orë. Shton nga 2 cm në muaj.
Në moshën 5-6 muaj shpreh kënaqësinë me klithma gëzimi. Rrotullohet nga barku në shpinë.
Shkencëtarët vënë re se mjedisi ndikon shumë tek foshnjat. Ata thonë se foshnja buzëqesh me nënën rreth moshës tre muajsh.
Në moshën 6 muajsh qëndron ndenjur për një -dy minuta.
Në moshën 7-9 muaj rritet 1,5 cm në muaj.
Në 8 muajsh ecën këmba-doras. Pas 9 muajsh ecën anës divanit disa hapa.
Brishtësia fiziologjike e latantit lidhet me veçoritë e mëposhtme:
- Sasia e ujit në organizmin e fëmijës, në raport me sipërfaqe e trupit është më e lartë se tek i rrituri.(82-90%)
- Qendra e termorregulacionit në tru është e paformuar mirë, prandaj e bën të reagojë më shpejt ndaj temperaturës së mjedisit dhe të vetë trupit.
- Lëkura është më e hollë , irritohet shpejt ndaj të ftohtit”, shkruan mjekja./M.K-dritare.net

















