Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Luizi me siguri nuk e di kuptimin e “çapaçules”. Ja shpjegimi i fjalorit!

Luizi me siguri nuk e di kuptimin e “çapaçules”. Ja

Çapaçule, tingëllon këndshëm, por kuptimi, nuk është edhe aq. Nëse nuk e keni shumë të dëgjuar si fjalë, e pamundur që në këtë kohë të mos e keni hasur. Masivisht duhet thënë. Ndër fjalët më të përdorura nga Luizi në Big Brother, për Kiarën, të dashurën e tij. aq e përdorur sa u bë edhe një këngë me titull Çapaçule, që kap miliona shikime. Jo shumë prej fjalës, por historisë Luiz-Kiara. Mesa duket, Luizi po shton edhe “fjalorin e dashurisë”.

Megjithatë, fjalori ka një shpjegim për Çapaçule, që vështirë t’i themi fjalë dashurie.

Luizi me siguri nuk e di kuptimin e “çapaçules”. Ja

“çapaçúl,-e mbiemër; edhe si emër; i ligjërimit bisedor; me kuptim keqësues; i pazoti; i pavlerë, që nuk e përfillin: njeri çapaçul”.

Megjithatë duhet thënë se është zakon i joni që edhe fjalët keqdashëse, ne t’i përdorim për dashuri. Padyshim që edhe ky është rasti!/L.F-dritare.net