Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kur do bëhet Luiza Gega nënë? Ja si përgjigjet ajo!

Kur do bëhet Luiza Gega nënë? Ja si përgjigjet ajo!
E ftuar në "Ftesë në 5", këtë pasdite ishte sportistja Luiza Gega. Përreth gjysmë orë, ajo foli vetëm për dashurinë e madhe të saj për sportin. Me një pasion të madh, ajo tha se nuk ka ndërmend të ndalet derisa të arrijë në majë.

"Përsa kohë po vazhdoj të jap rezultate, do të thotë se ende ka kohë deri sa të tërhiqem".

Por gjatë bisedës ajo u shpreh se ka një dashuri të madhe për fëmijët. Në një moment, moderatorja Bieta Sulo, e shfrytëzoi ta pyesë se kur ajo ka ndërmend të bëhet nënë.

"Meraku më i madh i mamit, është ky. Por për momentin kënaqem me mbesën dhe nipin. Ka kohë për ta menduar. Për momentin i jam dedikuar një tjetër dashurie, sportit", u shpreh Gega. Sportistja së fundmi ka realizuar një tjetër arritje, duke u shpallur atletja e muajit janar në Evropë. E para sportiste shqiptare që u nominua dhe fitoi këtë çmim./L.F-dritare.net