Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kujdes, kjo moshë është më e rrezikuar nga presioni i lartë i gjakut!

Kujdes, kjo moshë është më e rrezikuar nga presioni i
Sipas një studimi të ri, mosha 30-40 vjeç është më shumë e rrezikuar presioni i lartë i gjakut, i njohur ndryshe si hipertension. Ndryshime e stilit të jetës, që ndodhin kryesisht përgjatë kësaj periudhe, sjellin një rritje të presionit të gjakut. Në vitet e mëvonshme, pasojat për trurin e njeriut janë të rënda.

"Presioni i lartë i gjakut në moshën 30-40 vjeç, është një nga faktorët më të rëndësishëm për shfaqjen e sëmundjeve të trurit", shprehen mjekët.

Ajo që sugjerojnë ta është që kujdesi për këto sëmundje të cilat mendojmë se shfaqen përgjatë pleqërisë, të nisë që në moshë të hershme. Kontrollet shëndetësore për presionin e lartë të gjakut përgjithësisht ofrohen përreth moshës 40, gjë që mjekët e kundërshtojnë./L.F-dritare.net