Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryemadhi: Populli ndihet inferior ndaj Ramës

Kryemadhi: Populli ndihet inferior ndaj Ramës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e partisë në Fier, ka folur për situatën në Shqipëri dhe largimin e të rinjve nga vendi.

Kryemadhi akuzoi Ramën si përgjegjës të largimit të shqiptarëve duke thënë se Rama jo vetëm që nuk hapi 300 mijë vende pune të premtuara, por mbylli vende pune, biznese, dhe la në rrugë familje duke rritur edhe kostot, çmimet edhe taksat.

Më tej Kryemadhi tha se shqiptarët ndihen inferiorë ndaj kryeministrit dhe se ky i fundit është vrasës i punësimit.

"Sot dua që me ju të ndajmë disa gjëra sepse angazhimi ynë dhe puna jonë nuk ndalet prej problemeve që ka Shqipëria. Ju e dini që motoja e LSI është Shqipëria shtëpia jonë.

Prej kohësh Shqipëria nuk shihet si shtëpi. Fieri e ndien më shumë se kurrë mungesën e të rinjve, biznesit, investimeve. Ndjen më shumë se kurrë taksat e larta, çmimet e larta që vijnë si rezultat i mosfunksionimit të ekonomisë jo vetëm në Fier. Ndjen mungesën e shtetit dhe arrogancën e administratës.

Ndjen mungesën e ilaçeve por edhe riskun nga injoranca ndaj të rinjve por edhe abuzivitetit në shkolla.

Ju e patë se si një mësues donte të abuzonte me një nxënëse. E shihni se si rriten faturat e energjisë elektrike, ujit dhe ato të Bashkisë.

Shihni si rriten faturat e kopshtit apo shkollave. Kjo ka sjellë që shqiptarët të largohen. Të ndihen të rrezikuar por edhe të varfër.

Bashkë me taksat e larta, çmimet e larta, por edhe mungesa e shërbimeve shqiptarëve i shtohen edhe malli për fëmijët.

Vetëm vitin e kaluar emigrimi u rrit me 22 %. Diplomohen, shkollohen dhe largohen më pas pasi nuk kanë mundësi punësimi këtu.

Shkuam në SHBA, takuam disa të rinj që po shkolloheshin por kishin vetëm një merak që të ktheheshin në Shqipëri. Por aman nëse do të martoheshin aty ata premtuan se nuk do të ktheheshin pasi donin shkollim dhe shërbime të njëjta në Shqipëri si në SHBA.

Ata fajësonin politikën. Ne kemi faj, pasi nuk ja kemi kujtuar Ramës 300 mijë vendet e punës. Ai jo vetëm që nuk hapi aq, por mbylli vende pune, biznese, dhe la në rrugë familje duke rritur madje edhe kostot, çmimet edhe taksat.

Rama rriti dyfish faturën e energjisë elektrike. Faturën e TVSH-së e çoi 20% dhe rriti edhe çmimin e energjisë elektrike. Kemi sjellë sot që populli dhe shqiptarët të ndihen inferior ndaj tij, Edi Ramës që është vetëm një vrasës i punësimit",  tha Kryemadhi./E.B-dritare.net