
Greku e vrau për një vend parkimi! Zbulohet sherri i shqiptarit, me të moshuarin në Pire!
Dritare.net
Kalimtarët në rrugën Praxitelous 147 në Pire të Greqisë janë përballur me një pamje të tmerrshme mesditën e sotme menjëherë pas vrasjes së 39-vjeçarit shqiptar Brigen Limka nga një i moshuar me pushkë, pasi trupi i tij ishte në tokë me shenja të dukshme në fytyrë nga dy të shtënat.
Në fotot e para të publikuara nga protothema.gr, 39-vjeçari me origjinë shqiptare ndodhet i shtrirë përtokë i vdekur, pas episodit fatal me 68-vjeçarin. Sipas informacioneve, burri fatkeq ishte 39 vjeç, me origjinë shqiptare, baba i tre fëmijëve dhe punonte në parkingun e përmendur ku ndodhi edhe sherri fatal.
“Tani mbarova punë me ty!”, bërtiti 68-vjeçari pasi qëlloi dhe vrau punonjësen e parkimit në Pire.
Dëshmitarët okularë të vrasjes brutale deklaruan se sulmuesi, i cili mësohet se vuante nga probleme psikologjike dhe shpesh përleshej, i kërkoi viktimës një vend parkimi në parkingun ngjitur.
Pasi kanë debatuar, sulmuesi është ngjitur në banesën e tij, ka marrë pushkën e gjuetisë, është kthyer në parking dhe ka qëlluar gjakftohtësisht punonjësin e pafat 39-vjeçar.
“E vrau për një vend parkimi”, thonë dëshmitarët./K.C/dritare.net

















