
Foto/ Ja kush ishte Pal Kola, roja që mbeti i vrarë nga sulmi ndaj Top Channel!
Dritare.net
Sulmi me armë ndaj Top Channel, një orë pas mesnatës, ka tronditur opinionin publik. Viktimë e këtij sulmi mbeti 60-vjeçari Pal Kola, baba i tre fëmijëve.Viktima ishte me origjine nga fshati Bicaj dhe banonte në periferi të kryeqytetit, në zonën e Sharrës. 60-vjeçari punonte si roje në këtë televizion prej 6 muajsh, teksa ndërroi jetë rrugës për në Spitalin e Traumës si pasojë e plumbit që kishte marrë nga të shtënat.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë gjetur të paktën 25 gëzhoja.
Policia ka gjetur një automjet të djegur tip “Range Rover” në Golem të Kavajës me dy armë zjarri brenda, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët.
Automjeti ishte i vjedhur në Shkodër, ndërsa targat dyshohet se janë vjedhur në Tiranë.
Këta të fundit mendohet se janë katër dhe pasi kanë djegur automjetin janë larguar me dy automjete, një tip “BMW” dhe një tip “Audi”./K.C/dritare.net

















