
Numërimi në Shkodër/ PD kryeson me vota, PS i merr një mandat nga 2021-shi
Dritare.net
Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, në Shkodër janë numëruar 116 kuti nga 406 në total ku deri më tani kryeson PD-ASHM me 11,151 vota, duke arritur 41.2%, por ka humbur 13.3% krahasuar me vitin 2021 (nga 54.4% në 41.2%). Me të dhënat e deritanishme, PD do të merrte 5 mandate, një më pak se 2021.
Ndërkohë, PS ka marrë 9,464 vota ose 34.9%, duke shënuar një rritje me 6.6% krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021 (nga 28.4% në 34.9%), dhe do të merrte një mandat më tepër se në 2021.
Partia e tretë më e votuar është PSD e Tom Doshit me 5,165 vota dhe 19.1% të votave.
Të gjitha partitë e tjera kanë marrë më pak se 2% të votave dhe nuk do të siguronin asnjë mandat.
Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt – 1.5%, Partia Mundësia – 1.2%, Koalicioni Euroatlantik – 1.4%, Lëvizja Bashkë – 0.5%, dhe të tjera më të vogla si Aleanca Kombëtare Shqiptare, Aleanca Demokracia e Re dhe Lëvizja Atdheu me 0.1% ose më pak./K.C/dritare.net

















