
Dalin exit poll-et e para, pak minuta pas mbylljes së votimeve!
Dritare.net
Pas përfundimit të procesit të votimit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në Shqipëri, janë publikuar rezultatet e para të exit poll-eve nga disa media dhe institucione kërkimore.
Exit Poll-i i Albanian Post
Albanian Post ka publikuar rezultatet e fundit të Exit Poll në rang kombëtar dhe në rang qarqesh, ku Partia Socialiste projektohet fituese e vetme me një shumicë parlamentare prej 79 mandatesh. Sipas projektimit të Albanian Post, PS-ja ka marrë edhe votën popullore edhe në rang kombëtar, me 51.8% të votave, të cilat të shpërndara në qarqe rezultojnë në 79 mandate. Nga ana tjetër, Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ka arritur të marrë 38% të votave në rang kombëtar dhe duke parë shpërndarjen në qarqe, ato do të përkthehen në 54 mandate parlamentare për koalicionin e djathtë. Më tej, janë Socialdemokratët e Tom Doshit, të cilët duket se finalizojnë sërish kur duhet dhe edhe me 2.2% të votave në rang kombëtar, ruajnë primatin e tyre të 3 mandateve në gjithë Shqipërinë.
Ndërkohë sondazhet e mëparshme thonë:
Sondazhi i Institutit Piepoli për Report TV
Sipas këtij sondazhi, PS pritet të fitojë 75 mandate, duke konfirmuar rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2021. Ndërkohë, PD dhe aleatët e saj parashikohen të kenë një rënie, duke marrë 9 deputetë më pak se më parë. Partitë e reja si ajo e Lapajt dhe Shehajt parashikohen të sigurojnë rreth 10 mandate.
Sondazhi i McLaughlin & Associates për Top Channel
Ky sondazh parazgjedhor tregon se PS do të fitonte me 49.9% të votave, ndërsa PD do të merrte 34.9%./K.C/dritare.net

















