
Horoskopi javor i Luanit 12- 18 maj 2025 nga Christine Haas
E Diel 11 Maj 2025, 19:07
Dritare.net
Nëse arrini t’i menaxhoni ndjenjat gjatë kësaj javë çdo gjë do ju ecë më së miri. Ju të dashuruarit do kalon momente shumë të bukura me partnerin dhe do kujtoni edhe kohët e vjetra që keni kaluar së bashku. Buzëqeshja do mbizotërojë në çdo moment. Ju beqarët nuk duhet të tregoheni shumë naivë sepse do lëndoheni tej mase. Buxheti ka për të qenë mjaft delikat. Pranojeni ndihmën e ndonjë familjari sepse me të vërtetë që do ju duhen para. Në sektorin e shëndetit gjërat do shkojnë më së miri. Do keni rezistencë të mire dhe nuk pritet as shqetësimi më i vogël. Në punë do jetë periudhë e favorshme për plotësimin e disa prej objektivave. Do e dini mirë ku të orientoheni dhe do arrini atë që keni programuar prej kohësh. /dritare.net

















