
Skema e sulmit ndaj TCH, Beqiri: Autorët kërkonin më shumë viktima të pafajshme. Akt terrorist!
Dritare.net
Në një intervistë për DritareTV avokati i njohur Idajet Beqiri u shpreh se sipas mënyrës së veprimit dhe organizimit të sulmit, në fokus kanë qenë më shumë persona. Beqiri u shpreh se ky është një akt terrorist që synonte të merrte më shumë jetë njerëzish të pafajshëm.
“Goditja e kriminelëve mund të ishte vetëm për rojen, por fakti i sulmit dhe mënyra e goditjes, arma e përdorur, mënyra e organizimit, tregon në fakt se ky sulm ishte nisur për të marrë jetë të tjera njerëzish të pafajshëm. Vetë mënyra e të qëlluarit dhe pozicionimi i autorëve është një akt terrorist që duhet të trondisi policinë e shtetit.
Skema e ktij sulmi është i njëjtë me atë në DonBosko, ku iu mor jeta një banakjereje të pafajshme për shkak të sulmit ndaj pronarit të saj. Këtu duhet shtruar çështja se nëse kemi të njëjtën skemë sulmi. Nuk po ju hiqen armët nga duart kriminelëve, aq më tepër duke hequr dënimin me vdekje dhe duke lënë dënimin e përjetshëm. Këta elemente duhen çarmatosur. Ky krim mund të ndodhte në rrugë, porn ë një institucion i rëndësisë së veçantë të informacionit tregon sa thellë është futur krimi.
Nuk është problemi për të analizuar statistika dhe sa vrasje kryhen në një vit. Ka të bëjë shumë mënyra si organizohet një vrasje. Edhe një vrasje e vetme po të organizohet duhet parë mënyra si është organizuar ajo, pasi mund të nxjerrë zbuluar ato pjesë të brendshme të policisë së shtetit dhe shërbimin informativ që ndihmon shtetin të parandalojë ngjarje të kësaj natyre. Në këtë mes mund të flitet edhe për hakmarrje primitive.”, u shpreh Beqiri./M.T/dritare.net

















