
Vota për kandidatët në Vorë dhe Njësinë 10: Sa morën Blendi Gonxhja, Erion Braçe dhe Ilir Meta
Dritare.net
Krahas numërimit elektronik për votat e partive, në Vorë është publikuar edhe vota preferenciale për kandidatët në listë të hapur.
Nga Partia Socialiste kryeson Blendi Gonxhja, me mbi 4700 vota, mbi 10-fishin e ndjekësit më të afërt, Ornaldo Rakipi, i cili ka siguruar 432 vota.
Në radhët e Partisë Demokratike, më i votuari në Vorë rezulton Myslim Murrizi, me 694 vota, i ndjekur nga Asllan Dogjani me 629 vota.
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim, ka marrë vetëm 94 vota në Vorë.
Renditja e deputetëve në listë të hapur:
PS
Blendi Gonxhja 4759
Ornaldo Rakipi 432
Erion Braçe 288
Xhemal Qefalia 283
Ylli Shehu 279
Ervin Hoxha 239
Anila Denaj 173
Pandeli Majko 166
Fatmir Xhafaj 158
Ermonela Felaj 91
PD
Myslim Murrizi 694
Asllan Dogjani 629
Lorenca Hoxha 619
Petrit Gjorgji 420
Jorida Tabaku 406
Ilir Alimehmeti 267
Arjan Hoxha 157
Petrit Doda 126
Albi Jahelezi 115
Et’hem Aga 112
Ilir Meta 94
Votat në njësinë 10
Në njësinë nr. 10 të Tiranës janë zbardhur disa nga rezultatet individuale të kandidatëve për deputetë, ku një ndër surprizat për PD ka qenë Ilir Alimehmeti, i cili ka marrë 848 vota.
Ndërkohë, Jorida Tabaku nga Partia Demokratike ka siguruar 590 vota, duke konfirmuar mbështetjen e saj në këtë zonë.
Në kampin socialist, më i votuari ka rezultuar Fatmir Xhafaj me 1722 vota, Erion Braçe me 624 vota, dhe Ervin Hoxha me 376 vota./L.F-dritare.net

















