
Sulmi ndaj Top Channel/ KLP kërkon zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes!
E Hënë 27 Mars 2023, 11:11
Dritare.net
Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, e ka cilësuar sulmin me armë ndaj godinës së Top Channel me pasojë vdekjen e rojës së sigurisë, si një akt terrorist. KLP kërkon zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes.
Teksa i shpreh në emër të KLP-së ngushëllime familjes së z. Kola, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Balla shpreh indinjatën ndaj këtij akti terrorist dhe kërkon nga prokuroria e kryeqytetit dhe nga ajo e posaçme ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale, e të dërgojnë përpara ligjit autorët”, thuhet në reagim./A.ZH-dritare.net

















