
Flogert Muça i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV tha se Sali Berisha po kërkon rrëmuja, ditën kur liderët e Evropës do të mblidhen në 16 maj në Tiranë.
“Unë mendova se doktori po tërhiqej. Mendova se do thoshte se vetmja gjë që mund të bëj për të mbetur në histori, është që e shpëtova PD nga një tradhtar si Lulzim Basha, dhe tani do ti them demokratëve ja ku e keni partinë, bëni garën tuaj të ndershme, dhe unë po bëj një hap pas. Ai nuk e bëri dhe mua mi theu të gjitha pritshëmritë për të bërë këtë. Në këtë kuptim, ajo që do të bëjë berisha, që është arma e fundit që ka është tentativa finale për revolucion.
Ai do të tentojë për rrëmuja. Kjo është ajo që po kërkon Sali Berisha, përsa kohë thërret një protestë në një ditë aq të rëndësishme sa është samiti”, u shpreh Flogert Muça./L.F-dritare.net

















