
KAS: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë
Dritare.net
Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste duke vendosur kështu mosveçimin e votave të diasporës nga Greqia. Bëhet e ditur se edhe votat e diasporës nga Greqia do të numërohen njejtë me votat nga shtetet e tjera.
“KAS vendosi pranimin e kërkesës ankimore të subjektit zgjedhor Partia Socialiste të Shqipërisë dhe konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit të komisionerit shtetëror të zgjedhjeve për administrimin e zarfit B”, njofton KAS.
Pas vendimit të KAS, pritet që ky ngërç të zgjidhet dhe procesi i numërimit të votave të Greqisë të vijojë normalisht
Ndërkohë për arsyen e mbledhjes së KAS, kujtojmë se bëhet fjalë për veçimin e votës së diasporës që vjen nga Greqia, ku kryekomisioneri morri një vendim mbrëmjen e djeshme për të bërë një ndarje ashtu siç Partia Demokratike kishte kërkuar në mënyrë që të bëhet më pas një verifikim i tyre nëse kanë apo jo parregullsi.
Partia Socialiste kërkoi nga KAS shfuqizimin e aktit të kreut të KQZ, Ilirjan Celibashit, i cili parashikonte që çdo zarf nga diaspora që kontestohet, të lihet mënjanë me një kuti të posaçme./L.F-dritare.net

















