
Rama shkon në selinë e PS. Ja kur do t'i drejtohet shqiptarëve!
E Martë 13 Maj 2025, 12:12
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në selinë e PS, ndërsa ditën e nesërme pritet që të mbajë fjalimin e fitores.
Nga ana tjetër, edhe kreu i PD-së Sali Berisha ndodhet në selinë blu, por nuk ka ende asnjë njoftim për një dalje të zotit Berisha për gazetarët.
Deri më tani janë numëruar 95% e qendrave të votimit për votën brenda territorit shqiptar, ndërkohë që vota e diasporës po numërohet paralelisht dhe pritet të jetë përcaktuese në numrin e mandateve edhe në disa qarqe./L.F-dritare.net

















