
Sulm ndaj Top Channel/ Makina e djegur në Golem po ekzaminohet nga ekspertët!
Dritare.net
Pas sulmit me armë drejtë godinës së Top Channel, policia ka gjetur një mjet të djegur tip ‘Range Rover’ në Golem. Brenda mjetit janë gjetur dhe dy armë tip kallashnikov. Deri më tani nuk është identifikuar asnjeri prej autorëve.
“Range Rover” është sekuestruar dhe aktualisht ndodhet në drejtorinë e policisë së Tiranës, ku po i bëhet ekzaminimi nga ekspertët për gjetjen e provave.
Armët janë dërguar në laboratorin shkencor për t’u krahasuar me të dhënat e policisë nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.
Breshëritë e kallashnikovit ndaj Top Channel ndodhën pak pas mesnate. Rreth orës 01:00 autorët kanë qëlluar nga makina në drejtim të godinës. Viktimë e sulmit mbeti roja e sigurisë, Pal Kola 60 vjeç.
Kjo ngjarje e rëndë është dënuar nga institucionet më të larta që kërkojnë zbardhjen sa më shpejtë dhe të plotë të ngjarjes./A.ZH-dritare.net

















