Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Të shtënat drejt Top Channel, Rama: Agresion kriminal, autoritetet të zbardhin ngjarjen!

Të shtënat drejt Top Channel, Rama: Agresion kriminal, autoritetet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e djeshme, ku të shtëna me armë u regjistruan drejt Top Channel. Rama thotë se ky agresion kriminal kërkon një përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese.

“Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese! Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues”, shkruan Rama./m.T/dritare.net