
Sulmi me armë drejt Top Channel, ministri i Brendshëm: Policia e përkushtuar për zbardhjen e ngjarjes!
E Hënë 27 Mars 2023, 10:10
Dritare.net
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka dënuar sulmin me armë ndaj godinës së Top Channel. Teksa i shpreh ngushëllimet familjes shprehet se Policia e Shtetit po punon fort për të zbardhur këtë ngjarje kriminale.
“Dënoj sulmin kriminal ndaj godinës së televizionit kombëtar Top Channel. Policia e Shtetit bashkë është maksimalisht e përkushtuar për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe për të vënë para drejtësisë autorët. Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe solidaritet me #TCH”, shkroi Çuçi./m.T/dritare.net

















