
Qendra Evropiane për Shtyp dhe Lirinë e Medias reagon për sulmin ndaj Top Channel!
E Hënë 27 Mars 2023, 11:11
Dritare.net
Në lidhje me sulmin ndaj Top Channel, ka reaguar edhe Qendra Evropiane për Shtyp dhe Lirinë e Medias. Përmes një mesazhi në Twitter, ECPMF shpreh ngushëllime familjes së viktimës dhe bën thirrje për hetime të pavarura.
“Të shokuar kur mësuam se ka pasur një sulm me armë zjarri në ambientet e Top Channel në Shqipëri, nga ku ka mbetur i vrarë një roje sigurie në objekt. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes dhe u bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të kryejnë hetime të pavarura dhe profesionale”, shkruan Qendra Evropiane për Shtyp dhe Lirinë e Medias./A.ZH-dritare.net

















