Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vijon numërimi i votave të diasporës. Ja kush kryeson!

Vijon numërimi i votave të diasporës. Ja kush kryeson!

Ka rinisur procesi i numërimit të votave të diasporës pasi u ndërpre pas orës 01:00. PS kryeson edhe me votën e diasporës, ku rezulton e para në 10 qarqe. Në vend të dytë është PD me aleatët.

Deri më tani janë numëruar 38,806 zarfe nga gjithsej 194,889, që përbën rreth 20% të totalit. Deri më tani vetëm 243 vota kanë rezultuar të pavlefshme.

PS ka marrë 21,305 vota ose 55.3% të totalit të deritanishëm. Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë e Madhe me 10,951 vota (28.42%), ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet vijon të ketë mbështetje të konsiderueshme me 3,161 vota (8.20%).

Berat: PS 69%, PD 14%
Fier: PS 65%, PD 17%
Durrës: PS 65%, PD 25%
Dibër: PS 64%, PD 27%
Elbasan: PS 61%, PD 21%
Vlorë: PS 60%, PD 15%
Gjirokastër: PS 57%, PD 24%
Korçë: PS 56%, PD 27%
Lezhë: PS 49%, PD 36%
Tiranë: PS 47%, PD 35%


Si renditen forcat e tjera:

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka siguruar 8.20%.
Partia Mundësia ka marrë 3.05% të votave.
Lëvizja Bashkë rezulton me 2.42%.
Partia Socialdemokrate (PSD) ka marrë 0.94%.
Partia Koalicioni Euroatlantik ka arritur 0.64%.
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 0.59%.
Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 0.26%.
Lëvizja Atdheu ka marrë 0.13%.

Sakaq, procesi i numërimit të votave të mbërritura nga Greqia është bllokuar për shkak se KQZ pranoi kërkesën e PD, e cila kërkoi që çdo zarf me fleta votimi nga emigrantët në shtetin fqinj të vendoset mënjanë dhe të mos numërohet me pretendimin se nuk janë plotësuar nga votuesit.

Në konferencë për mediat, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se PD nuk ka dërguar asnjë provë për shkelje të ligjit me votat në Greqi. Por, gjithsesi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të pranojë kërkesën e Partisë Demokratike për të bllokuar procesin e numërimit të votave të diasporës nga Greqia./L.F-dritare.net