
BE dënon ashpër sulmin me armë ndaj Top Channel!
E Hënë 27 Mars 2023, 12:12
Dritare.net
Për sulmin ndaj Top Channel ka reaguar edhe Bashkimi Europian, ku dënon ashpër aktin me armë zjarri dhe kërkon që të vendosen sa më shpejtë para përgjegjësisë autorët.
‘Delegacioni i BE-së në Shqipëri dënon sulmin me armë zjarri në mjediset e Top Channel dhe i shpreh ngushëllimet e thella familjes dhe kolegëve të Pal Kolës, rojës së sigurisë që mbeti i vrarë në sulm.
U bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të kryejnë një hetim të shpejtë dhe të plotë dhe të nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë. Sundimi i ligjit dhe liria e medies janë dy vlera themelore të shoqërive demokratike që duhet të respektohen”, thuhet në reagim./A.ZH-dritare.net

















