Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kreshnik Spahiu: Mos arrestoni gazetarët fakirë. Ja i kujt është faji!

Kreshnik Spahiu: Mos arrestoni gazetarët fakirë. Ja i kujt
Një lajm i rremë u përhap mbrëmë, se një tërmet 6 ballë do të binte në orën 23:30. Qytetarët në Tiranë dhe Durrës nga paniku braktisën shtëpitë dhe qëndruan jashtë. Tërmeti i madh nuk ra në orën 23:30 dhe as më vonë. Në orën 24, Policia e Shtetit njoftoi se ka shoqëruar në polici dy gazetarët e Syri.net dhe Shekulli, të cilët përhapën lajmin.

Ndërkohë, politikani i njohur, Kreshnik Spahiu, akuzon familjen Berisha se përhapi ajo lajmin e rremë.

"Tragjike: Tirana fle rrugëve pas panikut që familja Berisha përhapi në portalet e saj që do bjerë 9 ballë.”,- shkruan ai në Facebook.

Spahiu, shkruan se, kryeministri nuk duhet të arrestojë gazetarët, por drejtuesit e gazetave.

“Mos arresto Aurel Rakipllarin, shko veri prangat Çim Pekes.

Mos gazetaren Daniela Grica, shko kape për koqesh e Koco Kokedhimen.

Kaq bej.",- shprehet Spahiu./K.C/dritare.net