
Kosova bëhet gati. Buxheti për armatimin, shtohet me 30 milionë euro!
Dritare.net
Shuma prej 100 milionë eurosh e ndarë për buxhetin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për vitin 2022, është më e larta prej se kjo forcë është krijuar.
Nga këto para, 30 milionë euro pritet të shkojnë vetëm për armatimin e ushtrisë së shtetit. Koloneli, Sefer Isufi thotë se forca tashmë ka kontraktuar disa dronë dhe është në proces të kontraktimit të sistemeve më të avancuara dhe bashkëkohore të armatimit.
“Kemi një kapacitet të kontraktuar të dronëve të cilat kanë për detyrë sistemin po themi apo angazhimin në procesin e zbulimit e vëzhgimit. Jemi në proces të kontraktimit edhe sisteme të tjera të mbrojtjes që kapin edhe komponentin e sistemit të mbrojtjes ajrore, sistemin anti-tank dhe kuptohet sistemin konvencional të këmbësorisë dhe artilerisë së lehtë”, tha Isufi.
Isufi thotë se çdo veprim ushtrak i FSK-së, do të jetë në koordinim me aleatët.
“Masat që janë ndërmarrë apo veprimet që janë ndërmarrë, janë ndërmarrë në koordinim dhe sinkron të plotë me këshilldhënien dhe koordinimin e plotë që e kemi pas me aleatët tanë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shtoi ai./M.K/dritare.net

















