Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Kryeministri Hoti: Këtë muaj vijnë vaksinat e para!

Kryeministri Hoti: Këtë muaj vijnë vaksinat e para!

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, njoftoi se këtë muaj do të vijnë dozat e para të vaksinës në Kosovë. Përmes COVAX pritet që deri në fund të marsit në vend të mbërrijnë 33 mijë doza të vaksinës anti-Covid. Kryeministri Hoti njoftoi se Kosova do të përfitojë 100.800 doza të vaksinës anti-COVID.

“Janë duke u zhvilluar negociata intensive edhe me prodhues të tjerë për të siguruar numrin e nevojshëm të vaksinave me qëllim të imunizimit të plotë të popullsisë”, thuhet në njoftimin e Hotit në Facebook. Në Kosovë pati një vonesë të dozave të vaksinës, pasi ato ishin parashikuar për të mbërritur që në shkurt./L.F-dritare.net