Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Ali Ahmeti paralajmëron humbjen: Na ndërhyn Albin Kurti!

Ali Ahmeti paralajmëron humbjen: Na ndërhyn Albin Kurti!

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka deklaruar se Albin Kurti, ka ndërhyrë në politikën e Maqedonisë së Veriut. Ahmeti thekson se kjo ndërhyrje dëmton shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

“Sa i takon marrëdhënieve Kosovë-Maqedoni e Veriut, ka ndodh ndërhyrje që i bëhet nga këtu, nuk është e mirë sepse Kosovës i duhen miq, në veçanti shtetet fqinje. Fqinjët duhet t’i ketë aleat për proceset e rëndësishme. Maqedonia e Veriut vend anëtare në NATO, është në prag të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, është në të gjitha institucionet ndërkombëtare, kurse Kosova sigurisht që është e pikë e dobët, duke filluar nga unë.

Këto raporte që ju i theksoni fare nuk do të ndikojnë në raportet ndërshtetërore Kosovë-Maqedoni e Veriut, por e mira është që të mos lihet një hije e keqe tek njerëzit, tek popullata në Maqedoni. Unë nuk jam involvuar asnjëherë në Kosovë, pavarësisht se unë të gjithë i kam bashkëluftëtarët të angazhuar në partitë politike por asnjë raund nuk kam mbajt anë. As Shqipëria nuk ka mbajt anë në Maqedoni por kjo varet edhe prej qëndrimeve të njerëzve, prej qëndrimeve të drejtueseve. Nuk do të ketë ndonjë pasojë apo diçka e tillë në Maqedoni. Nuk ka ndikuar në përçarje por nuk pritet me admirim kjo ndërhyrje”, deklaroi Ahmeti gjatë nderimeve për Luan Haradinaj, në 27 vjetorin e rënies së heroit të Kosovës./M.K-dritare.net