Kos nga Tirana: Shqipëria përfiton 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes!
Dritare.net
Marta Kos, tha se Shqipëria ka përmbushur 80% të reformave të parashikuara në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke përfituar 185.6 milionë euro.
“Faleminderit që na keni mikpritur sërish në Tiranë për një instrument shumë të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor. Të gjithë së bashku do të hyjmë në vitin e fundit të zbatimit 4-vjeçar të Planit të Rritjes. Rezultatet tuaja janë të ndryshme, tre shtete kanë bërë përparim në reforma, kurse tre shtete të tjera nuk i kanë shfrytëzuar ashtu siç duhet.
Shqipëria ka zbatuar 80% të reformave të duhura dhe do të marrë 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes. Fondet janë që të shpërndahen për ata që kanë punuar më shumë. Shqipëria dhe Mali i Zi do të marrin 15% më shumë nga Plani i Rritjes, kurse Maqedonia e Veriut do të marrë 10% më shumë. Serbia deri më tani nuk ka marrë fonde nga Plani i Rritjes, por kjo mund të ndryshojë me qeverinë e re”, tha Marta Kos.