Na ndiqni edhe në

Arkiv

Koronavirus/ Ministria e Shëndetësisë: Janë testuar 3 raste, rezultuan negative

Koronavirus/ Ministria e Shëndetësisë: Janë testuar 3 raste,
Eugena Tomini, përfaqësuesja e Task-Forcës, e ngritur nga Ministria e Shëndetësisë ka dalë në një deklaratë për medie, ku ka folur për situatën me koronavirusin. Tomini u shpreh se, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 3 raste të dyshuara me Covid-19, dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

“Në 24 orët e fundit kemi pasur vetëm 3 raste të dyshuar, të cilët rezultuan negativë. 53 raste në total janë dyshuar, por kanë rezultuar të gjithë negativë. Në 24 orët e fundit në të gjitha pikat kufitare kanë hyrë mbi 17 mijë udhëtarë, ku është monitoruar temperatura për të gjithë. Ministria e Shëndetësisë rekomandon udhëtarët, që kanë pasur kontakte me persona të infektuar, të vetëkarintohen për 14 ditë.”,- tha Tomini./K.C/dritare.net