Komiteti i Rindërtimit/ Soreca: Të gjitha përpjekjet e bëra do të shpaguhen
Dritare.net
“Është dëshmuar një kujdes i jashtëzakonshëm. Një dashuri ndaj këtij vendi që ne shërbejmë. Ne duhet të ecim përpara. Jemi krenarë që e kemi marrë përsipër për organizimin e një konference të tillë. Na janë dashur shumë përpjekje. Pritshëmritë u tejkaluan nga rezultatet. Pas disa ditësh organizimesh të gjërave, jemi shumë të lumtur të vijojmë me fazën pasardhëse. Ne do të ulemi me kolegët tanë dhe me skuadrën që do të drejtojë këtë projekt, në mënyrë që të gjitha përpjekjet e bëra do të shpaguhen. Të gjitha projektet do të veprojnë në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse. Ne jemi tek pika që falë bashkëpunimit me PNUD që këto 15 miliardë të mund të përdoren shumë shpejt. Ne presim fundin e kësaj jave që të japim rezultatet e para. Kemi diskutuar se si të përqendrohemi sa i takon kontributit tonë për ndërtimin e ndërtesave. Ne na pëlqen oferta e ministrit Ahmetaj për pjesëmarrje në strukturën e komitetit të Ndërtimit. Ka afate kohore që duhen realizuar. Ne punojmë gjatë gjithë kohës.”,- u shpreh Soreca./K.C/dritare.net