
Kolegji Zgjedhor pranon kërkesën e PS, për shpërndarjen e mandateve të Këshillave Bashkiakë
E Hënë 22 Korrik 2019, 15:03
Dritare.net

Kolegji Zgjedhor mori në shqyrtim kërkesën e Partisë Socialiste për shpërndarjen e mandateve të këshillave bashkiakë, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka arritur të votojë me kuorumin e nevojshëm.
Kolegji Zgjedhor ka nisur me Bashkinë Ura Vajgurore duke i dhënë mandatin këshilltarëve bashkiak për të vazhduar me të tjera bashki./E.B-dritare.net

















