Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kodi i veshjes/ Ja fustani perfekt, sipas formës së trupit tuaj!

Kodi i veshjes/ Ja fustani perfekt, sipas formës së trupit tuaj!
Sezoni i verës, përgjithësisht është edhe sezoni i dasmave, ahengjeve të ndryshme dhe gjetja e një veshjeje perfekte do të jetë në listën e detyrimeve, për çdo femër. Por ndonjëherë gjetja e veshjes ideale mund të jetë një sfidë e madhe edhe e vështirë. Ju doni që në dollapin tuaj të keni rroba që ju pëlqejnë dhe që ju tregojnë shumë të bukura. Kur bëni pazaret për fustane, sigurohuni që ta keni mendjen te forma e trupit tuaj.

Secili prej nesh ka formë të ndryshme trupi. Dikush është e gjatë, dikush e shkurt, një tjetër e dobët e të tjera të shëndosha, prandaj edhe veshja duhet të bazohet te forma e trupit tuaj.

Dritare.net ka sjellë për ju kodin e veshjes, pra çfarë duhet të vishni sipas trupi që keni.

Kodi 1- Drejtësia

Forma e drejtë e trupit tuaj është pa bel të përcaktuar dhe vetëm drejt. Ju duhet të vishni, një fustan jo shumë të gjatë, ose golf ose me grykë V.

Kodi 2- Forma e dardhës

Bel i ngushtë, vithe të gjëra

Shikoni për fustane që fshehin zonën më të dobët dhe theksojnë shpatullat, këshillon dritare.net

Kodi 3- Shpullat dhe vithet tuaja janë në të njëjtën formë dhe madhësi, vija e gjoksit tuaj është e dukshme.

Vishni veshje ose fustane, të cilat ju theksojnë më shumë format tuaja, pa i fshehur ato. Mos vishni veshje të lirshme, që ju fshehin format tuaja. Vishni veshje të tilla, që nxjerrin në pah belin tuaj, sugjeron dritare.net

Kodi 4- Forma e mollës

Ju keni bel të gjerë, supe të gjëra dhe vithe.

Në zonat, që mendoni se i keni pak të shëndetshme zgjidhni ngjyra të errëta që t’i fshihni sado pak. Mos vishni fustane ngjitur mbas trupit, mos mbani rripa të trashë. Vishni veshje të shkurta që të nxirrni në pah këmbët tuaja. Nëse keni bark, zgjidhni një veshjet tillë, si fustanet perandorake, që ju fshehin format që nuk dëshironi të duken.

Kodi 5- Bust i lartë

Veshja juaj duhet të jetë e detajuar. Vishni fustanet që ofrojnë mbështetje në zonën e bustit.

Stilet halter dhe grykë V; ato tërheqin syrin, për një efekt zbutës.

Mos vishni fustane dhe veshje me jakë të madhe, që heqin vëmendjen nga busti juaj. /Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net